Shqipëria
20-vjeçari që u vra në Velipojë kishte nisur dje punën si kamarier
Rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si shtetas që mund të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë me katër të vdekur dhe dy të plagosur në Velipojë. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të cilët dyshohen se ishin bashkë me vëllezërit Ferracaku. Ndërkohë janë rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si shtetas që mund të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj. Po ashtu mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë.
Vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njeri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme, raportojnë mediat në Shqipëri.
Të vrarë pas konfliktit që dyshohet se nisi për hapësirat në plazh mbetën K.Ferracaku dhe u plagos nipi i tij E. Dyli, 17 vjeç ndërsa u plagos edhe H.Ferracaku, vëllai i tij. Nga pala tjetër mbetën të vrarë vëllezërit E. Gocaj dhe Xh. Gocaj si dhe shtetasi M. Zeneli, 20 vjeç i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamerier në plazhin e Velipojës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut