Lajme

Nxënësit shqiptarë në Bernë shënuan Festën e Abetares

Me një program të pasur në gjuhën shqipe të drejtuar nga mësuesja Ida Jashari, nxënësit e shkollës shqipe në Ostermundigen në Bernë shënuan Festën e Abetares

Festa e Abetares shqip u shënua këtë vit edhe në qytetin e Bernës. Shkolla shqipe Ostermundigen në Bernë e mbështetur nga Ambasada e Kosovës atje, shënuan të mërkurën përfundimin e vitit shkollor, shkruan Albinfo.ch.

Me një program të pasur në gjuhën shqipe, të drejtuar nga mësuesja Ida Jashari, nxënësit e kësaj shkolle recituan, kënduan dhe shfaqën prirjet e tyre në shfaqje teatrale para të pranishmëve.

Përveç prindërve e mësuesve, në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli. Ai u falënderua nga stafi i shkollës për mbështetjen e këtij aktiviteti.

“Në emër të prindërve, kryesisë së prindërve dhe sidomos në emër të nxënësve dhe mësueses në Shkolla Shqipe Ostermundigen Bernë, falënderojmë përzemërsisht stafin diplomatik të Ambasadës së Kosovës këtu në Bernë, Zvicër, të cilët na ndihmuan e mundësuan ta përdorim vendin!
Ju faleminderit z. Ambasador Sami Ukelli për mikpritjen, që ne shqiptarët e kemi zakon.
Faleminderit kameramanit dhe gazetarit të nderuar Kasam Selimi, që vullnetarisht bëri incizimet në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftimin e shkollës.