Lajme

Gjermania miraton ligjin e ri për pasardhësit e viktimave naziste

Ndërsa Kushtetuta e pasluftës sё Gjermanisë lejon rikthimin e shtetësisë, mungesa e një kuadri ligjor bëri që shumë njerëzve t’u refuzoheshin aplikimet e tyre

Ligjvënësit gjermanë kanë miratuar ndryshimet nё ligj, qё do ta bëjnё më të lehtë marrjen e shtetësisë nga pasardhësit e persekutimit nazist.

Sipas ligjit gjerman, mund t’u rikthehet shtetёsia atyre qё u është hequr mbi baza politike, racore ose fetare. Po kështu edhe pasardhësve të tyre.

Boshllëqet ligjore kishin penguar shumë njerëz të përfitonin.

Aktivistët thonë se lëvizja do tё lejojё shumë të rilidhen me trashёgiminё e tyre gjermane, veçanërisht në komunitetin hebre, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.

Ndërsa Kushtetuta e pasluftës sё Gjermanisë lejon rikthimin e shtetësisë, mungesa e një kuadri ligjor bëri që shumë njerëzve t’u refuzoheshin aplikimet e tyre.

Disa u mohuan sepse paraardhësit e tyre kishin marrë një shtetësi tjetër para se t’u hiqej shtetësia.

Për të tjerët ishte sepse kishin lindur nga një nënë gjermane, por jo një baba i tillё, derisa të bëhej ndryshimi i ligjit në vitin 1953.

Një dekret ligjor u miratua në vitin 2019 për të ndihmuar në mbylljen e këtyre boshllëqeve. Ligji përfshin gjithashtu ata që u privuan drejtpërdrejt nga shtetësia e tyre, por, duke pasur parasysh kalimin e kohës, pasardhësit do të jenë përfituesit kryesorë.

Ligji i ri ndalon gjithashtu dhёnien e shtetёsisё te njerëzit e dënuar për veprime raciste, antisemitike ose ksenofobe.

Masa vjen ndërsa Polonia fqinje vihet në qendër të vëmendjes për një projektligj që kritikët thonë se do ta bënte më të vështirë për hebrenjtë të rimarrin pronat e marra nga pushtuesit nazistë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Projekt-ligji, miratuar nga Dhoma e Ulët parlamentare e Polonisë të enjten, u dënua nga SHBA-ja dhe Izraeli.