Kosova

Qeveria miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2021

Sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Me këtë rast ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se prioritet është rimëkëmbja ekonomike.

Murati tha se buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë kërkesë që një shumë prej rishikimit të ndahet për blerjen e disa dronëve.