Kosova
Shqipëri: Kosovarët ‘shpëtojnë’ turizmin, 330 mijë vizita më shumë se më 2020
Deri më tani Kosova thuajse ka dyfishuar hyrjet në Shqipëri në muajin maj, thuhet në të dhënat zyrtare të lëvizjes së shtetasve.
Hyrjet drejt Shqipërisë
Referuar kompanive turistike, këto vizita kryesisht janë përqendruar në Durrës dhe Shëngjin, por nuk kanë munguar edhe udhëtimet drejt Sarandës.
Ashtu sikurse pritej, turizmi mbarëshqiptar duket se do të jetë baza e turizmit edhe për këtë vit, pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Qytetarët nga Kosova përbënin 44 për qind të totalit në maj 2021, nga 19.6 për qind në maj të 2019-ës.
Situata e lëvizjes së shtetasve është më e mirë se vitin 2020, por në raport me vitin 2019, kur kishim një vit normal pa pandeminë, totali i hyrjeve ka rënë me 18 për qind në maj, ndërsa në 5-mujor me 28 për qind.
Rënien më të madhe e ka Greqia, ndërkohë që hyrjet janë rritur ndjeshëm nga polakët që vitin e shkuar ishin të kufizuar në numër. Në raport me vitin 2019, ky grup sërish shfaqet me hyrje më të ulëta si në raport me majin, ashtu edhe për 5-mujorin.
“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2021 janë 605,421. Krahasuar me majin e 2020-ës, ky tregues rezulton me një rritje 13 herë. Në maj të 2021-ës, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 328,742. Krahasuar me maj 2020, ky numër është rritur me 20.1 herë. Ndryshimet e treguesve të lëvizjes së shtetasve janë ndikuar nga masat kufizuese në lëvizjen e shtetasve të vendosura në muajin maj 2020”, raportoi INSTAT.
I njëjti publikim nënvizoi se numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë 5-mujorit të parë të 2021 është 1 milion e 83 mijë e 538 persona, duke u rritur me 1.8 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
“Gjatë pesëmujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4.5 herë dhe Zvicra me 3.2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 68.9 për qind dhe Britania e Madhe me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në publikimin e INSTAT.
Gjatë muajve janar-maj 2021 ka pasur 525 mijë e 359 hyrje të qytetarëve nga Kosova, 336 mijë e 714 më shumë se në vitin 2020, si dhe 130 mijë e 260 më shumë se në pesëmujorin e parë të vitit 2019.
Daljet e shtetasve
Daljet e qytetarëve në periudhën janar-maj të këtij viti kanë rënë vetëm me 28.1 për qind në raport me vitin 2019, ndërsa në raport me 2020 situata paraqitet më mirë.
“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit maj 2021 janë 651,062, duke shënuar një rritje me 14.4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit maj 2021 janë 344,500. Krahasuar me majin e 2020-së, ky numër është rritur me 12.1 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit maj 2021, janë 306,562. Krahasuar me majin e 2020-së, ky numër është rritur me 18.1 herë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2021 është 1 milion e 331 mijë e 373 persona. Ky tregues është rritur me 16.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, përfundon raporti.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?