Shqipëria

Aeroporti i Tiranës jep njoftim për pasagjerët

Testin PCR keni mundësinë ta kryeni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Për të bërë testin PCR Covid-19, ju lutemi, ndiqni hapat më poshtë.

1.Shkoni në aeroport tre orë para fluturimit tuaj,

2.Prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta,

  1. Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht,
  2. Kosto e testit PCR është 35 euro,
  3. Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh.

Testi i antitrupave (testi i gjakut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.

Ku mund të testohem?

Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së mbërritjeve.

Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryhen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.