Lajme

Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë, më 2 dhe 3 korrik

Meqenëse pandemisë po i vjen fundi dhe me rikthim gradual në normalitet, po kthehen edhe takimet tona dhe ngjarjet ekonomike nga Konventa e Biznesit të Diasporës në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Qëndrimi dyditor në Kosovë do të përmbajë takimet B2B, ku do të marrin pjesë shumë prodhues nga Kosova & Shqipëria, shoqata të prodhuesve dhe do të realizohen vizita te biznese kosovare – me pronarë nga diaspora!

Konventa e Biznese të Diasporës në Kosovë – Bashkëpunim për Export – është edhe një mundësi e mirë për t’u njohur me zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe rajon, për të zënë kohën e humbur nga viti i gjatë pandemik.

Për më shumë detaje: