Gruaja

Përmes bukurisë deri tek pavarësia

Blerta Morina ka hapur një klinikë të re bukurie në Spreitenbach që pritet t’u japë njerëzve më shumë vetëbesim, gjallëri dhe bukuri vizuale. Për këtë qëllim, ajo është bashkuar me ekspertë nga fushat e kirurgjisë plastike dhe trajtimeve të bukurisë për të krijuar një sërë ofertash që nuk lënë asgjë për të dëshiruar dhe ka vendosur kënaqësinë e klientelës në krye të listës. Në një intervistë për albinfo.ch, nëna e dy fëmijëve shpjegon se si e ndërtoi biznesin e saj dhe nga buron frymëzimi për të.

Foto: Leonora Elshani-Murati

 

Si mund të përshkruhet karriera juaj e deritashme?

Në moshën 17 vjeçare kam përfunduar praktikën profesionale në fushën e mjekësisë në departamentin e të porsalindurve, të një spitali. Ndër të tjera, unë kam punuar edhe në Spitex ku kam qenë udhëheqëse e ekipit dhe trajnuese. Një fushë tjetër në të cilën unë kam pasur mundësinë të fitoja përvojë dhe që e doja shumë ishte kujdesi në fushën psikiatrike. Vendimi për të kaluar në estetikë ishte një befasi për të gjithë rreth meje, të gjithë e dinin se isha jashtëzakonisht entuziaste për sektorin e psikiatrisë. Megjithatë, kur njoha metodën Thermage, u binda sepse rezultatet ishin të pabesueshme! Formimi mjekësor ishte parakusht për sigurimin e pajisjeve të nevojshme dhe natyrisht unë isha në gjendje të dëshmoja se e kisha atë. Fushat e mjekësisë, estetikës dhe modës kanë qenë gjithmonë pasionet e mia dhe fakti që kisha mundësi t`i ndërthurja këto me aktivitetin tim profesional, ishte i përsosur.

Keni ëndërruar gjatë për mëvetësi në profesion?

Jo aq shumë, sepse pasioni për estetikën mjekësore është shfaqur vetëm kur u bëra e vetëdijshme për metodën Thermage dhe kështu njëra gjë tërhoqi tjetrën. Kjo rrodhi gjithashtu shumë shpejt, sigurimi i pajisjeve, trajnimi i mëtejshëm dhe gjetja e vendndodhjes më morën rreth 5 muaj. Por kam marrë mbështetje të madhe edhe nga burri im. Ai punon si kontabilist dhe ishte në gjendje të më ndihmonte në të gjitha çështjet administrative dhe ligjore, kështu që krijoi një bazë të mrekullueshme për mua. Ne punojmë ngushtë me një ekspert bukurie i cili ka fituar përvojë në Los Angelos. Përzgjedhja e pajisjeve ishte shumë delikate, pasi rezultatet duhet të jenë të patëmeta kështu që ai na ka mbështetur dhe na ka këshilluar shumë mirë në këtë çështje. Kirurgu ynë plastik Dr med Thomas Biesgen ka punuar në këtë fushë për 20 vjet dhe është i specializuar në kirurgjinë e duarve, gjinjve dhe hundëve. Ai ka shumë përvojë dhe njohuri kështu që mbulon edhe ekspertizën mjekësore. Së bashku me të kemi diskutuar dhe prokuruar metodat dhe përbërësit. Acidi ynë hialuronik, për shembull, është prodhuar në Zvicër. Cilësia e tij është e lartë dhe ai ofron rezultate afatgjata, deri në 18 muaj. Pamje natyrale është shumë e rëndësishme, prandaj ne punojmë me teknologjinë e kanulave, përmes së cilës arrijmë rezultatet më të mira.

Për kë është i përshtatshëm trajtimi Thermage?

Për të dy gjinitë, nga mosha 27 vjeçare. Ky trajtim duhet të bëhet maksimalisht dy herë në jetë. Ose në mënyrë parandaluese në një moshë më të re ose në një moshë më të shtyrë, si korrigjim dhe përtëritje, në mënyrë që të ruhet elasticiteti i lëkurës. Rezultatet janë të njëjta, si për gratë ashtu dhe për burrat. Është sigurisht shumë e përshtatshme për gratë pas shtatzënisë. Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka implantime ose sëmundje të lëkurës dhe se duhet të sigurohemi që klientet tana nuk janë shtatzëna. Për arsye sigurie, ne nuk trajtojmë gratë shtatzëna.

Foto: Leonora Elshani-Murati

Sa zgjat trajtimi?

Sipas rrethanave, ndërmjet 45 dhe 60 minuta. Na duhen 40 minuta vetëm për fytyrën dhe deri në 60 minuta për qafën dhe dekoltenë. Është e mundur po ashtu të trajtohen vetëm zona individuale, për shembull për të drejtuar (ngritur) qepallat ose vetullat. Mjekra e dyfishtë gjithashtu mund të hiqet lehtësisht me një trajtim të vetëm. Pa injeksione, pa gjilpëra.

A ka mundësi që një trajtim i tillë të bëhet pavarësisht nga vaksinimi?

Faktorë të tillë nuk luajnë ndonjë rol, por duhet të mundësohet një interval kohor. p.sh. 2-3 javë

Çfarë ndryshimesh keni konstatuar tek gratë shqiptare në 5 vitet e fundit?

Mjaft gjëra na kanë shkuar përdore. Edhe shijet e mia kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit. Buzët e fryra (të injektuara) kanë qenë gjithmonë në modë ndërsa tani ato po braktisen paksa dhe bukuria natyrore është shumë e popullarizuar – korrigjimet e vogla me acid hialuronik dhe freskimi janë metodat më të mira për këtë qëllim.

Nga kush përbëhet klientela juaj kryesore?

Ne po vërejmë një kërkesë të madhe nga burrat që shqetësohen gjithnjë e më shumë për përkujdesjen e lëkurës dhe pamjen e freskët. Megjithatë, ne kemi më shumë klientë femra.

Çfarë trajtimesh kërkojnë burrat?

Rinovimi i lëkurës, shtrëngimi dhe korrigjimi i vetullave ose rrathëve rreth syve (Thermage)

Janë të dëshirueshme edhe trajtimet me botoks dhe acid hialuronik si dhe liposuksioni. Ne ofrojmë gjithçka për të dyja gjinitë.

Ne i ofrojmë të gjitha, për të dy gjinitë.

Foto: Leonora Elshani-Murati

Vizioni juaj për klinikën?

Kemi një pako të kompletuar për trajtime bukurie. Heqje, mbushje, qerpikë, depilim dhe trajtim të thonjve – i gjithë spektri Beaty. Po ashtu edhe Rinoplastikë me hialuron

Klientët duhet të mbeten të kënaqur dhe të largohen nga klinika duke u ndjerë mirë.

Ne do të dëshironim të shtojmë edhe trajtime të reja në ofertën tonë. Për çfarë saktësisht bëhet fjalë, duhet të mbetet sekret, por ne do ta komunikojmë në kohë të duhur se bëhet fjalë për ankesat e grave, sidomos pas lindjes së fëmijës.

Si mund të caktohet takimi, cili është procesi?

Takimet bëhen në internet, si dhe me telefon ose në mediat sociale. Ndërsa  konsultat janë falas, pagesat bëhen vetëm për trajtimet.

Të gjithë katalogun e ofertave mund ta gjeni në: www.artofaesthetic.ch ose Istagram: https://www.instagram.com/art_of_aesthetic/

/Shkrim i sponzorizuar/