Kosova
Kurti: Nuk e kam lexuar ende raportin për Ujmanin
Në një prononcim për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk e ka lexuar raportin e fizibilitetit për Ujmanin, të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji, përcjell albinfo.ch.
Departamenti Amerikan për Energji të mërkurën ka publikuar raportin e fizibilitetit për Ujmanin, ku ka dhënë katër rekomandime për shfrytëzimin e Ujmanit nga palët e përfshira, të cilat parashohin përmirësimin e infrastrukturës së liqenit, formimin e një komisioni lumor, implementimin e një sistemi mbikëqyrës dhe përmirësimin e parashikimit të furnizimit me ujë.
Ndërkohë, Qeveria nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje. Kryeministri Kurti sot tha se ende nuk e ka lexuar këtë raport dhe se do ta komentojë më vonë.
“Nuk e kam lexuar ende raportin. Ne kemi ekipet që merren me këtë gjë. Pastaj do ta komentojmë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar