Kosova
Macron: “Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje mes tyre”
Në një prononcim, presidenti francez, Emmanuel Macron, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një kompromis që do të bëjë të mundur të “kthehen nga e ardhmja evropiane”, transmeton albinfo.ch.
Këto komente shefi i Elizesë i bëri gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili vizitoi për herë të parë Parisin që kur mori detyrën në mars të këtij viti.
Macron: Dua të them se për mua marrëveshja e Prespës që u jetësua falë vullnetit të përbashkët të dy udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është një shembull, një burim frymëzimi i dobishëm për gjithë rajonin. Kjo është arsyeja pse unë inkurajoj Kosovën dhe Serbinë të veprojnë si europianë, duke u angazhuar plotësisht në kërkimin e një kompromisi që do të lejojë Beogradin dhe Prishtinën të drejtohen me vendosmëri drejt një të ardhmeje europiane.
Kurti, nga ana e tij, u shpreh se “Europa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt.” “Tashmë, realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos me vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë.
Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë, me pjesëmarrje më të artikuluara dhe të drejtpeshuara dhe një besim më të lartë”, pohoi ai, ndërsa e cilësoi Francën një model për Kosovën në ndërtimin e strukturës kushtetuese, në vendosjen e sundimit të ligjit dhe lirisë së shprehjes.
Presidenti francez është pjesë e përpjekjeve për të nxitur një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Liderët e dy vendeve u takuan javën e kaluar në Bruksel, por pa ndonjë përparim.tch.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025