Shqiperia
Hiqen të gjitha kufizimet për udhëtimet në Spanjë
Me urdhrin e Ministrisë së Brendshme, nr. INT 647/2021, botuar në fletoren e sotme zyrtare dhe me efekt që prej ditës së sotme, hiqen kufizimet për udhëtimet e shtetasve shqiptarë në Spanjë, transmeton albinfo.ch.
Ambasada e Shqipërisë në Madrid shkruan se për të udhëtuar në Spanjë shtetasit shqiptarë duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin e vlefshëm të udhëtimit.
Aty theksohet se do të vazhdojë të kërkohet dokumentacioni shëndetësor:
- Testi negativ covid 19 (PCR ose test i shpejtë) të bërë brenda 72 orëve të fundit. Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç. Ose,
- Certifikatë vaksinimi të plotë, që konfirmon vaksinimin të paktën 14 ditë para udhëtimit. Njihen nga autoritetet spanjolle të shëndetsisë vaksinat e llojit Pfizer BioNTech; Moderna; Astrazeneca; Janssen/Johnson & Johnson; Sinopharm. Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ covid19.
- Si dhe regjistrimi para udhëtimit në portalin https://www.spth.gob.es/, 48 orë më parë dhe marrjes së kodit përkatës QR.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën