Kosova

Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në orën 19:30 do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përcjell albinfo.ch.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris, pas marrjes së detyrës si kryeministër.