Futboll
Rashica realizon ëndrrën duke luajtur në Premierligë
Milot Rashica është transferuar në Angli te skuadra Norwich City, duke kaluar nga Werder Bremen
Milot Rashica me një hap të madh në karrierë. Ai largohet nga Bundesliga gjermane për të vazhduar karrierën në Prermierligë, te skuadra Norwich City, që këtë edicion ka hyrë në elitën angleze, përcjell albinfo.ch.
Rashica u transferuar për 11 milionë euro nga Werder Bremen. “Jam vërtet i entuziazmuar të luaj para tifozëve të Norëichit dhe në Premierëligë. Natyrisht se do të jap më të mirën për këtë klub në çdo ndeshje. Shpresoj të gëzoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj”, ka thënë Rashica për sajtin zyrtar të klubit të ri.
Ai ka shënuar 27 gola në 100 ndeshje në të gjitha garat për Ëerderin.
“Kam folur me trajnerin dhe e di se çka dëshiron ai të shohë prej meje. Bisedat me të kanë qenë ndihmë e madhe dhe jam shumë i entuziazmuar. Nuk njoh lojtarët dhe anëtarët e stafit, por kam shumë shokë të lojës dhe shokë këtu në Gjermani që kanë folur gjëra të mira për Norëich Cityn dhe mënyrën si funksionon klubi”.
Ai ka theksuar se kalimin në kampionatin anglez e ka ëndërruar gjithmonë.
“Gjithnjë ishte ëndërr për mua që të luaj në Premier League dhe jam shumë i lumtur që Norwichi ma ka dhënë këtë mundësi të madhe”.
Rashica kishte shkëlqyer te Werderi, por ka kohë që ka kërkuar përvojë të re. Ai te Kosova i ka 32 ndeshje dhe gjashtë gola të shënuar. Para Werderit ka luajtur te Vitesse, ku u transferua nga Vushtrria. Tani ka bërë hap tjetër në karrierë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë