Futboll

Historike! Austria për herë të parë në 1/8 e finales së një Kampionati Evropian

Ekipi kombëtar i futbollit të Austrisë ka shkruar sot histori. Pas një fitore 1-0 ndaj Ukrainës, kombëtarja austriake për herë të parë në një Kampionat Evropian është renditur në 1/8 e finales, shkruan albinfo.at

Ishte Christoph Baumgartner që realizoi golin e vetëm në ndeshje pas një harkimi të mrekullueshëm nga David Alaba (21′).

Gjatë gjithë ndeshjes, Austria ishte shumë më e mirë duke dominuar në çdo aspekt, por nuk i konkretizuan rastet.

Ukraina provoi më shumë përmes kundëraksioneve, që disa herë ishin afër të shënonin, sidoqoftë, assesi nuk e gjetën rrugën drejt golit.

Me këtë fitore, Austria kalon në fazën tjetër dhe do të takohet të shtunën përball Italisë.