Kosova
Kurti këtë javë udhëton në Paris, takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron
Mësohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësaj jave do të zhvillojë takimin e parë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit pas një takimi që Kurti mbajti dje me këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez, Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.
Siç njoftohet, temë diskutimi ishte edhe vizita e fundit e kryeministrit Kurti në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.
Sipas Zyrës së Kryeminsitrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron.
Para rreth tre muajve presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kishte dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës e kishte uruar atë për postin dhe i kishte kërkuar që të mos e ndërpresë dialogun me Serbinë.
Macron, ndër të tjera, në letrën e tij për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, e kishte ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Francë.
“Unë dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e Francës për të gjitha këto prioritete, për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin të vendit tuaj me Evropën. Unë do të isha shumë i lumtur t’ju mirëprisja në Paris së shpejti për të diskutuar rreth këtyre temave”, thuhej në letër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës