Shqipëria

Shqipëri: Vëllezërit ‘rrihen’ me rripa të pantallonave në emision

Me ofendime dhe goditje me rripa ka eskaluar debati mes dy vëllezërve të ftuar në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” .

Eduardi dhe Gramozi kanë konflikte me njëri-tjetrin që prej vitit 2008. Në atë kohë, Eduardi mori një kredi prej 15 milionë lekësh në mënyrë që t’ia jepte vëllait për të investuar në biznesin e tij.

Ende sot, kjo kredi nuk është paguar nga Gramozi, ndaj për shkak të përqindjeve, ajo ka shkuar në 30 milionë lekë. Eduardi kërkon nga vëllai që ta paguajë këtë kredi, pasi banka e ka kontaktuar disa herë dhe i mund t’ia marrë pronat që ka.

Duke mos e gjetur gjuhën e përbashkët, ky konflikt degradoi. Të dy vëllezërit hoqën rripin e pantallonave që të godisnin njëri-tjetrin. Në këtë moment ka ndërhyrë dhe stafi i emisionit në mënyrë që vëllezërit të mos përplaseshin me njëri-tjetrin.