Lajme
Pasojat e pandemisë, mbi 5 mijë kosovarë kërkuan ndihmë psikologjike
Vaksinimi masiv kundër Covid-19 nga profesionistët e shëndetit mendor po vlerësohet si një lehtësim psikologjik për qytetarët. Megjithëse pohojnë se pasojat e shkaktuara në shëndetin mendor do të jenë afatgjate.
Gjatë kësaj periudhe të pandemisë mbi pesë mijë qytetarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për këshilla në tejkalimin e problemeve që u shkaktoi virusi i rrezikshëm. Në këtë qendër thonë se stres të sërishëm te qytetarët po shkaktojnë edhe variantet e reja të Covid-19.
Frika, ankthi e çrregullime të tjera janë problemet që i shoqëruan ata në periudha të ndryshme të pandemisë.
Mbi pesë mijë qytetarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për këshillim në tejkalimin e këtyre problemeve.
Ndër psikologë vlerësojnë se Covid-19 shkaktoi pasiguri emocionale tek shumë qytetarë, madje edhe konflikte familjare që çuan në ndarjen e çifteve bashkëshortore, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?