Lajme
Këtë vit pritet fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se diaspora këtë vit do të jetë infuzion për ekonominë e Kosovës, duke shtuar se numri i mërgimtarëve që do të vijnë në Kosovë do të jetë shumë i madh, për shkak të pamundësisë për të udhëtuar vitin e kaluar si pasojë e pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Visari Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka thënë se ndikimi i diasporës në rritjen ekonomike do të jetë i rëndësishëm këtë vit.
Gjasat janë që mërgata këtë radhë të vijë në numra më të mëdha sesa zakonish
“Diaspora “infuzion” për ekonominë, këtë vit pritet fluks i madh i mërgimtarëve, sepse e kemi pasur vitin e kaluar ku nuk kanë mundur të vijnë për shkak të pandemisë, besoj që këtë herë interesimi që të vijnë në Kosovë do të jetë edhe më i madh. Ky është lajm i mirë për ekonominë e Kosovës, e dyta pastaj që shuma e parave që shpenzohet duke e marrë parasysh edhe vitin e kaluar, mendoj që ka me qenë edhe më e madhe besoj që ndikimi i tyre në rritje ekonomike ka me qenë goxha i rëndësishëm këtë vit. Edhe po e shohim që edhe në vendet e tjera përgjithësi si vende që janë hap pas tejkalimit të rreziqeve nga pandemia, e ka pasë një lloj boomi ekonomik dhe mendoj që e njëjta gjë ka me ndodh edhe në Kosovë, edhe për shkak të mërgatës, por edhe për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm në përgjithësi”, ka thënë Ymeri.
Qeveria e Kosovës në planin qeverisës katërvjeçar ka paraparë që nëpërmjet krijimit të instrumenteve për investim, kapitali i diasporës të kanalizohet në investime që krijojnë vende pune. Ky plan i qeverisë ka paraparë që nga viti i parë i qeverisjes të emetohen bono thesari, të dedikuara për diasporën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë