Kosova
Kryeministri irlandez: E mbështesim perspektivën evropiane të Kosovës
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urime nga homologu i tij irlandez, Micheál Martin. Në letër urimin e dërguar nga kryeministri Martin thuhet se Irlanda dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe se ai pret që të punojë bashkë me kryeministrin Kurti për t’i forcuar edhe më tej ajo.
Ai ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, marrëveshje kjo e para dypalëshe në mes të Kosovës dhe Irlandës. Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, Kryeministri Kurti në këtë letër ka marrë mbështetjen e Irlandës në reformat urgjente dhe të vështira ekonomike, sociale e ligjore në vend. Kosova, ngjashëm sikurse Irlanda, thuhet në letrën e kryeministrit Martin, është vend i formësuar nga përpjekja e vazhdueshme për të ndërtuar besim dhe pajtim, andaj ai i ka inkurajuar përpjekjet e ripërtërira të qeverisë për të promovuar marrëdhënie dhe bashkëpunim më të mirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe dialogun Kosovë-Serbi. Për të, kryeministri Martin është shprehur se Irlanda, tashmë edhe duke qenë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut që synon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura në mes dy palëve. “Irlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës dhe mezi pret të shoh progres të hershëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta reformuese”, thuhet në letrën e kryeministrit të Irlandës, Martin, drejtuar kryeministrit Kurti.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert