Shqipëria
Sot hapen kufijtë Shqipëri – Greqi, ja çfarë duhet të dini
Nga sot shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Greqisë, pas më shumë se një viti pandemik, transmeton albinfo.ch.
Lajmi u konfirmua dje prej Ministrisë të Turizmit të Greqisë. Sipas qarkores së shpërndarë në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datës 19 qershor, (sot) në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllimi familjare dhe turistike.
Në njoftim theksohet se udhëtarët edhe nga Shqipëria do të duhet të kenë me vete formën PLF si dhe do të njihet edhe testi i shpejtë, pra nuk do të jetë i nevojshëm të kryhet testi PCR. Në pikat kufitare do të kryhen prej autoriteteve teste të rastësishme. Deri në datën 28 qershor mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.
Pas publikimit të lajmit nga Top Channel, reagoi Ministria e Jashtme shqiptare, e cila lajmëroi zyrtarisht se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare, ashtu dhe turistike.
Udhëtarët do të duhet të kenë me vete: a) Formularin Plf, b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj. Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.
Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. Plotësimi i formularit PLF është i detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore. Në rast se formulari nuk plotësohet online, do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën