Lajme

Agjencia Europiane e Barnave: Të përdoren të gjitha vaksinat e autorizuara

Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave në dispozicion (të autorizuara) për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë është më i mirë.

Ishte kjo këshilla që dha Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa disa vende kufizojnë përdorimin e vaksinave si AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, për shkak të rasteve me mpiksjet e rralla të gjakut dhe në vend të tyre zgjedhin vaksinat Pfizer dhe Moderna.

“Ne jemi akoma në një pandemi dhe është shumë e rëndësishme që në këtë luftë të përdorim të gjitha opsionet që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA, përcjell albinfo.ch