Futboll

Realizon Alioski, shqiptari i parë që shënon në këtë Evropian

Ai shënoi në minutën e 56-të ndaj Ukrainës në Euro 2020

Maqedonia e Veriut ka ngushtuar shifrat në 2:1 përballë Ukrainës në Euro 2020.

Ukrainasit shënuan dy herë në pjesën e parë, kurse golin e vetëm për maqedonasit e ka shënuar Ezgjan Alioski. Në minutën e 56-të gjuajti nga penalltia, por edhe pse portieri ukrainas ndali goditjen e tij, nga topi i kthyer Alioski nuk gaboi për 1:2, shkruan albinfo.ch.

Ky është goli i parë nga një futbollist shqiptar në këtë Evropian. Kujtojmë se për Maqedoninë nga fillimi po luajnë edhe Musliu, Ademi dhe Bardhi.

Ndërkohë, në Evropian janë edhe tre futbollistë shqiptarë nga Zvicra: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

E plotësuar: Takimi përfundoi me shifrat 2:1.

Ukrainë ka tri pikë, derisa ballkanasit mbeten pa pikë.