Kosova
Bullgaria nuk do të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut
Pas shumë pritjeve, tanimë gjithçka është bërë e qartë, Bullgaria nuk do të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut as javën e ardhshme, kur pritet të mblidhet Këshilli i Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri teknik bullgar, Stefan Janev, në intervistë për televizionin nacional bullgar, duke u pyetur direkt: A do të miratojë kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut sikurse është tani?
“Jo. Nuk do ta miratojmë, sepse për momentin kushtet tona janë nën patronazhin (e Qeverisë teknike) dhe të vendimit të kornizës së dhënë nga Kuvendi. Qeveria teknike nuk është në pozicion që të bëjë një hap të tillë në atë drejtim. Në mënyrë shtesë, nuk kemi kohë të komentojmë, por ai pozicion është vazhdimisht, shpesh herë e përsëritur dhe qartë, dhe ajo zgjidhet me dialog ndërmjet dy vendeve tona”, tha Janev, transmeton TV21.
Shpresat se gjatë javës së ardhshme pritet nisja e negociatave qasëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, duke u arritur zgjidhje me Bullgarinë, sot i kanë shuar edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të cilët nesër do të udhëtojnë për në Sofje.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?