Lajme

Raporti i Transparency International: Korrupsioni në Austri, mbi mesataren e BE-së

Sipas një sondazhi të botuar ditë më parë, në Austri ka më shumë korrupsion sesa mesatarja e BE-së

Barometri Global i Korrupsionit (GCB), i realizuar nga “Transparency International”, ka arritur në përfundimin se qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk po bëjnë një punë të mirë në luftën kundër korrupsionit, shkruan orf.at, përcjell albinfo.at.

Rreth 40,600 persona në 27 shtete anëtare të BE-së u anketuan për GCB (Das Global Corruption Barometer), ku 903 prej tyre në Austri. Pothuajse gjysma e të anketuarve të banorëve të BE-së thanë se nuk janë të kënaqur me qeveritë. Pothuajse një e treta supozon se korrupsioni do të rritet në vendin e tyre.

Në Austri, nëntë për qind e të anketuarve thanë se kishin përdorur një shërbim publik dhe kishin paguar ryshfet për të. Kjo është mbi mesataren e BE-së prej shtatë për qind.