Kosova
Punësimet familjare e partiake në RTK, deputeti i LVV-së prezanton emrat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka publikuar emrat e rreth 30 të punësuarve në RTK, të cilët, sipas tij, kanë lidhje familjare me ish-zyrtarë të partive politike që kanë qenë më herët në pushtet.
Gjatë mbledhjes së Komisionit, Korenica tha se kontratat mbi vepër janë shfrytëzuar për t’i përmbushur kërkesat nga partitë në pushtet.
“Punësimet në RTK kanë dëshmuar që janë një kancer që nga fillimi i aktivizimit të transmetuesit publik, e veçmas mes viteve 2010-2020”, ka thënë Korenica në Komision.
Ai ka dhënë rreth 30 emra të të punësuarve në Televizionin Publik, për të cilët tha se kontratat mbi vepër përmes të cilave janë punësuar shumë persona, janë shfrytëzuar për të përmbushur kërkesat e ish-partive politike në pushtet.
“Drejtoresha e financave, Adelina Hyseni, e ka punësuar në fillim të këtij viti me kontratë me shërbime motrën e vet. Babai i pensionuar i zv.drejtorit gjeneral, Lorik Arifajt, për më shumë 6 muaj ka marrë pagë në vlerë prej 800 euro nga RTK. (gjatë periudhës 2019-2020). Leotrim Thaçi në janar të këtij viti është punësuar me kontratë mbi vepër në pozitën menaxher për të drejta autoriale, pozitë të cilën e mban i punësuari Naser Gjinovci. Në fillim të këtij viti me kontratë mbi vepër është punësuar vajza e Migjen Kelmendit, si gazetare në ueb faqe. Si gazetar në ueb faqe, që nga viti 2021 është punësuar me kontratë mbi vepër Besnik Batusha, i cili është edhe kryeredaktor i portalit ‘Ballkani’. Vitin e kaluar, gruaja e djalit të Enver Hasanit, Lirona Hasani, e cila e ka të kryer Fakultetin e Edukatës Fizike, është punësuar në sektorin e IT-së. Në janar të këtij viti i është dhënë shpërblim financiar gruas se zv.drejtorit gjeneral, Mentor Shala, Ramize Murtezi Shalës. Vëllai i gruas së Aleksander Lumezit vazhdon të marrë pagë në RTK në sektorin e IT me kontratë mbi vepër”, tha Korenica, shkruajnë mediat kosovare.
Ai më tej tha se “pagë të dyfishtë në RTK vitin e kaluar dhe këtë vit kanë marrë: Drejtoresha e Financave, Adelina Valla Hyseni dhe Udhëheqësi i Administratës Erzen Këpuska. Pagë nga RTK merr edhe Milaim Zeka, bashkëshortja e Milaimit si dhe baxhanaku i Milaimit (burri i motrës se gruas). Ish-kryetarja e Bordit, Aferdita Maliqi, e pati punësuar djalin e dajës, Flamur Sopi, si dhe gruan e djalit te dajës në Bord. Flamur Sopin, Ngadhnjimi përveç që e ka avancuar në titullin më të lartë, Mjeshtër zëri, i ka dhënë edhe pagë të dyfishtë me aneks kontrate. Bordi pati raportuar vitin e kaluar në komision se i ka ndërprerë aneks kontratat. Aferdita Maliqi është nënshkruese e vendimit të paligjshëm për zgjedhjen e Ngadhnjimit drejtor gjeneral. Adnan Merovci sa ka qenë kryetar i KPM e ka punësuar vajzën në RTK. RTK atëbotë ka pasur shumë borxhe financiare ndaj KPM. Xhevahire Izmaku sa ka qenë kryetare e Komisionit parlamentar për media i është punësuar vajza në RTK Radio. Blerta Deliu sa ka qenë deputete i është punësuar vëllai në RTK dhe tash mban postin e zyrtarit të lartë të prokurimit. Djali i axhës së Xhavit Halitit, Arsim Haliti, tash e disa vjet mban postin e Udhëheqësit të Produksionit, ku janë qindra punëtorë. Drejtor i Marketingut është Arian Sahiti, miku i Abelard Tahirit”.
Ndryshe, për këtë ka reaguar anëtari i Bordit të RTK-së, Petrit Musolli. Ai tha se nuk është e mirë e as humane të gjykohet mbi bindje personale.
“Nuk është mirë e as humane me gjyku mbi bindje personale. Dyshimet duhet me u vërtetu. Eja në Komision Hetimor dhe tregoi dyshimet. Me i përmend me emra një nga një, me ja ba gjyqin publik, pa ju nënshtruar ata një hetimi, është jo humane”, ka thënë anëtari i Bordit në mbledhjen e Komisionit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje