Lajme
OBSH: Numri i të infektuarve me Covid-19 po bie, por jo i të vdekurve
Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë javët e fundit, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, mirëpo ai po ashtu ka njoftuar se numri i të vdekurve brenda ditës arrin në mbi 10,000.
Shefi i OBSH-së ka thënë më 14 qershor se rënia e numrit të rasteve në periudhë prej shtatë javësh është më e gjata prej kur ka nisur pandemia.
Mirëpo, vdekjet, sipas tij, nuk po e ndjekin trendin e njëjtë, për shkak të mungesës së qasjes në vaksina në disa shtete.
“Virusi është duke u përhapur më shpejt sesa vaksinat”, ka thënë Tedros në një konferencë për media më 14 qershor.
Tedros ka mirëpritur premtimet e liderëve të grupit të shtatë vendeve më të industralizuara (G7) për ndarje të 870 milionë vaksinave për COVAX, mirëpo ka thënë se edhe 11 miliardë doza të tjera janë të nevojshme.
COVAX është nismë e OBSH-së për ndarje të vaksinave në vendet e varfra.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopins, prej shpërthimit të koronavirusit në fund të vitit 2019, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 176 milionë persona të infektuar.
Prej tyre mbi 3.8 milionë pacientë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës