Futboll
Kardiologët tregojnë çka ndodhi me Eriksen dhe a ka gjasa të luajë më
Lajmi i mirë është se gjendja e mesfushorit danez është përmirësuar
Mjeku i ekipit të Danimarkës rrëfen momentet dramatike kur ai kuptoi që pulsi i Christian Eriksen ishte ndalur.
Ai dhe ndihmësit në kushte dëshpërimi nuk u ndalën së përpjekuri për ta shpëtuar lojtarin, ndërsa futbollistët e tjerë ishin të traumatizuar, por po ashtu edhe të pranishmit në stadium kishin shtangur.
Mjekët i dhanë mesfushorit të Interit masazh kardiak në fushë pasi humbi ndjenjat dhe u rrëzua, teksa luhej ndeshja e Euro 2020 kundër Finlandës në Kopenhagën.
“Ne u thirrëm në fushë kur Christian u rrëzua. Unë nuk e pashë, por ishte shumë e qartë se ai ishte pa ndjenja,” tha mjeku Martin Boesen në një konferencë mediatike pas ndeshjes.
“Kur shkuam ishte në një anë. Po merrte frymë dhe unë mund të ndjeja pulsin, por papritmas kjo ndryshon, dhe siç e panë të gjithë ne filluam t’i jepnim masazh kardiak”, rrëfeu ai.
“Ndihma erdhi me të vërtetë, shumë shpejt nga ekipi mjekësor dhe personeli tjetër, dhe me bashkëpunimin e tyre ne bëmë atë që bëmë. Ne arritëm ta kthenim Christanin përsëri në jetë”, u shpreh Boesen.
Mesazhi nga Eriksen
“Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti”. Fjalë që sjellin lehtësim dhe shpresë, të lëshuara këto nga goja e Christian Eriksen, i cili vetëm një ditë më parë, tronditi të gjithë botën e futbollit nga incidenti që ndodhi dje gjatë ndeshjes me Finlandën, ku zemra i ndali, por u rikthye sërish në jetë falë ndërhyrjes së mjekëve, përcjell albinfo.ch.
Këto fjalë, Eriksen ia ka transmetuar drejtuesve të klubit të tij, Interit, të cilët kanë shprehur hapur shqetësimin ashtu sikurse të gjithë, për ato pak minuta dramatike, që mund të rezultonin dhe fatale për të riun.
“Eriksen na dërgoi një mesazh mbrëmë. Ai demonstron harmoninë që ekziston brenda klubit tonë”, tha CEO i Interit, Bebe Marotta, për mikrofonat e Rai.
“Menduam që e gjitha do të ishte situatë dramatike. Por falë ndërhyrjes së shokëve të ekipit të Eriksen te Danimarka, por edhe stafit mjekësor, gjendja e tij është e mirë.
Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë treguar dashuri për Interin, sporti ka provuar që ka vlera tepër të larta, sa i përket episodeve të tilla. Eriksen tashmë është në duart e mjekëve danezë, ndërsa mjekët tanë, janë në kontakt të vazhdueshëm me ata”, përfundoi Moratta.
Mjeku i Interit
Sakaq, për gjendjen e Eriksen ka folur mjeku i klubit zikaltër, Piero Volpi, i cili për mediat italiane ka thënë:
Ne kemi kaluar një kohë të keqe, jo unë, por e gjithë familja jonë Interiste. Në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara. E rëndësishme është që është mirë. Ai s’ka paraqitur asnjë problem më përpara, asnjë, qoftë edhe një hije dyshimi që të kuptohet që ka pasur problem.
Kujtojmë që ditën e djeshme, të gjithë futbollistët zikaltër, i shprehën mbështetjen mikut të tij Chris. I pari që e bëri këtë, ishte Romelu Lukaku, i cili, golin e parë që shënoi në këtë Evropian, ia dedikoi mesfushorit.
Në të njëjtën linjë eci edhe Hakimi, që po ashtu, golin që shënoi me kombëtaren e tij Marokun, ia dedikoi danezit.
Futbollistët e tjerë zikaltër, por jo vetëm, reaguan me anë të rrjeteve sociale, ku të gjithë, ishin të shqetësuar për shëndetin e Eriksen dhe i uronin rikthim sa më të shpejtë.
Flasin kardiologët
Eriksen, 29 vjeç, ishte në një gjendje të qëndrueshme të shtunën në mbrëmje, por ende nuk është konfirmuar publikisht se çfarë qëndronte pas sëmundjes së tij.
Sanjay Sharma është profesor i kardiologjisë sportive në Universitetin St George në Londër dhe ka punuar me Eriksen gjatë kohës së tij në Tottenham Hotspur.
“Padyshim që diçka shkoi shumë keq. Por, ata arritën ta kthejnë atë, pyetja është se çfarë ndodhi? Dhe pse ndodhi?. Ky djalë kishte teste normale deri më 2019 kështu që si e shpjegoni këtë arrest kardiak?”, ka thënë fillimisht Sharma.
Organet e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar ka të ngjarë të jenë “shumë të rreptë” për të lejuar Eriksenin të luajë përsëri, shtoi ai.
“Arresti i tij kardiak ka tronditur të gjithë kombin sot dhe kjo është ajo që ndodh. Jo vetëm ata ndikojnë, por është psikika e kaq shumë njerëzve”.
“Lajmi i mirë është se ai do të jetojë, lajmi i keq është se ai po vinte në fund të karrierës së tij, kështu që nuk mund ta them nëse ai do të mund të luante një tjetër lojë futbolli profesionist.
Në Mbretërinë e Bashkuar ai nuk do të luante. Ne do të ishim shumë të rreptë për këtë”.
Ai tha se shkaqet e arrestit kardiak të Eriksen mund të përfshinin një gjendje shëndetësore të paidentifikuar ose një temperaturë të lartë, por raportet se futbollisti ishte zgjuar në spital ishin “një shenjë shumë e mirë”.
“Fakti që ai është i qëndrueshëm dhe zgjuar, pikëpamja e tij do të jetë shumë e mirë. Unë nuk e di nëse ai do të luajë ndonjëherë futboll përsëri.
Pa e thënë shumë troç, ai vdiq, megjithëse për disa minuta, por ai vdiq dhe a do ta lejojë mjeku profesionist të vdiste përsëri? Përgjigja është jo”, përfundoi kardiologu i njohur.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje