Kuriozitete
Me portofolin e ri digjital, evropianët nuk do mbajnë portofol xhepi
Përmes tij, vetëm duke vendosur ID-në, shenjën e gishtit, ose me njohjen e syrit (si në iPhone) shtetasit europianë do të mund të paguajnë faturat e tyre me vetëm një klik

BE ka zbuluar planet e hollësishme për një portofol digjital, një aplikacion që është duke krijuar. Diçka e tillë lindi si domosdoshmëri sidomos e pandemisë.
Pas kërkesave nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të aksesuar shërbimet publike dhe private online, u mor vendimi për krijimin e aplikacionit të ri.
Përmes tij, vetëm duke vendosur ID-në, shenjën e gishtit, ose me njohjen e syrit (si në iPhone) shtetasit europianë do të mund të paguajnë faturat e tyre me vetëm një klik. Aty do gjejnë edhe dokumente të tjera zyrtare si për shembull leja e drejtimit.
Përdorimi do të jetë i sigurt.
“ID-ja e re digjitale do t’i japë çdo evropiani çelësat e binjakut të vet digjital”, tha Thierry Breton komisioneri i BE-së i ngarkuar me politikat digjitale, transmeton Koha.mk, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht ka një sistem ekzistues, por që përdoret pak, në vetëm 19 vende dhe më shumë për të nxjerrë certifikata online. Do të duhet një vit punë që sistemi i ri të jetë gati me më shumë opsione.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen Nga viti 2030, avionët e rinj luftarakë F-35 do të ngrihen dhe ulen gjithashtu në Meiringen...
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë