Futboll

UEFA dhe Federata daneze: Eriksen në gjendje stabile në spital

Informacionet e fundit për mesfushorin danez, i cili u rrëzua pa ndjenja në fushë

Mesfushori danez, Christian Eriksen u dërgua me urgjencë në spital, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

“Bein Sport” njoftoi se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe se po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

Edhe faqja e UEFA-s ka njoftuar se Eriksen është në gjendje stabile dhe është dërguar në spital. Njoftimin e ngjashëm e ka dhënë edhe Federata e Futbollit e Danimarkës, përcjell albinfo.ch.

Eriksen ra pa ndjenja në fushë dhe ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve duket se i ka shpëtuar jetën.

Bota e futbollit ka reaguar, duke treguar mbështetje për yllin e Interit.