Kosova

Numri i rasteve aktive në Kosovë, drejt uljes

Kosova gjithsej ka 627 raste aktive me koronavirus

Referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se janë 627 raste aktive me koronavirus në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

MSH më tej bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë 2,248 persona të vdekur nga koronavirusi.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.

Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.