Shqipëria

Spanja ‘hap dyert’ për shqiptarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës anticovid

Në mënyrë që të lejohen udhëtarët të vizitojnë Spanjën, vaksina duhet të jetë e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se nga dje, më 7 Qershor 2021, të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me kusht që të jenë vaksinuar.

Sipas këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarët duhet të kenë kryer të paktën 14 ditë përpara udhëtimit vaksinën.

Në mënyrë që të lejohen udhëtarët të vizitojnë Spanjën, vaksina duhet të jetë e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.

Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac. Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar.

Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët më të mëdhenj, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë.

Përpara udhëtimit, pasagjerët duhet të plotësojnë patjetër Formën e Shëndetit dhe të marrin kodin QR të udhëtimit.

Njofimi i plotë:

Lajm i mirë

Spanja hap dyert për të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike që kanë bërë të dy dozat e vaksinës ndaj Covid-19.

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se nga dje, më 7 Qershor 2021, të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me kusht që të jenë vaksinuar.

Sipas këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë çertifikimin e dy vaksinave të kryera, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit, hyjnë në Spanjë pa asnjë kufizim.

Në mënyrë që të lejohen udhëtarët të vizitojnë Spanjën, vaksina duhet të jetë e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac.

Të gjithë udhëtarët e vaksinuar duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy dozat e nevojshme të paktën 14 ditë para se të hyjnë në vend.

Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar. Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët më të mëdhej, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë.

Përpara udhëtimit, pasagjerët duhet të plotësojnë patjetër Formën e Shëndetit dhe të marrin kodin QR të udhëtimit. Formulari gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://www.spth.gob.es/

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Evviva la Spagna ?