Shqipëria

Rama, i ftuar nga Orban, në Budapest

Qershori shihet si muaji intensiv për çështjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë. Nisur nga kjo, Tirana zyrtare ka nisur lobimin për bindur shtetet anëtare të BE-së për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar mbërritjen në Budapest të Hungarisë, ku është ftuar nga kryeministri Orban.

“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Fati i negociatave të Shqipërisë është ndërlidhur me të Maqedonisë së Veriut. Bullgaria ka kontestime ndaj Shkupit dhe, për këtë, mund të ketë pasoja edhe për Shqipërinë. Nisur nga kjo, Rama ka parashikuar dhe një vizitë blic në Sofje.