Kosova

Policia e Kosovës dhe policia gjermane konfiskojnë kokainë

Polica e Kosovës dhe policia gjermane konfiskojnë 2.5 kg kokainë, vetura, armë e fishekë

 

Është bërë e ditur se njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të me policinë gjermane, kanë realizuar një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 2.5 kilogramë kokainë, dy vetura, tri armë, karikator dhe qindra fishekë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se mbeten të përkushtuar që të punojnë ngushtë me partnerët e Kosovës për të parandaluar dhe luftuar tregtinë e paligjshme të drogës.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik.  Po ashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokainë, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.