Lajme

Jemi në muajin e qershive, vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të saj

Qershia është një frutë e pasur me vitaminat A, C, E dhe acid folik, gjithashtu dhe me minerale, si kaliumi, magnezi, hekuri dhe fibrat

Tashmë dihet se qershori është muaji i qershive. Zgjidhni ato që të jenë me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi kjo  është plotësisht e pjekur.

Gjithashtu duhet të kontrolloni dhe bishtat që të jenë jeshile, ndërsa dhe kur ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë. Futini në frigorifer në një qese plastike, të izoluar mirë.

Ato mund të qëndronë deri në disa javë.

Gjetjet shkencore brenda viteve të fundit kanë treguar disa veti kimike që përmban qershia, si anthocyanins, melatonin, dhe kapacitetin për të absorvuar oksigjen në radikalet.

Pra, çfarë do të thotë e gjithë kjo?

Në fakt, kjo do të thotë shumë më tepër se fjalët e mëdha. Kjo do të thotë se të mirat shëndetësore të qershisë janë shumë më të mëdha. Le të bëjmë një vështrim dhe të gjetur se çfarë përbërje të shëndetshme ka qershia.

Vetitë shëruese të qershisë shkojnë me hapin dhe ngjyrën e saj. Në këtë pemë të shijshme fshihen përbërës, që ndikojnë në shëndet dhe bukuri.

Janë burim për vitamina A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, mineralet kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink. Përmbajnë fibra, celulozë, pektinë, proteina dhe karbohidrate. Ja disa nga vetitë shëruese të qershisë.

Mbrojnë nga kanceri

Qershitë janë të pasura me luteinë, zeaksantinë dhe betakariotintinë – përbërës që njihen si “pastrues” të radikalëve të lirë, shkaktues të vërtetuar të kancerit.

Ata kanë edhe kuercetinë, pigment bimor nga grupi i flavonoideve. Sipas shumë studimeve, kjo substancë, shkaku i përbërësve kundër kancerit, ndikon në parandalimin e tij.

Mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut

Kaliumi i fshehur brenda qershive të ëmbla ndikon në shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve apo pemëve të pasura me këtë mineral mund të jetë i dobishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut, të rrahurave të zemrës dhe aktiviteteve elektrizuese në zemër.

Veç të tjerash, konsumimi i qershive ndihmon edhe te inflamacionet, pakësojnë dhimbjet dhe kthejnë fuqinë, pastrojnë veshkat dhe kanalet urinale.