Lajme
Ambasadorët Lulzim Pllana dhe Roland Bimo, kurora lulesh te varri i ambasadorit Rohan
Dy ambasadorët shqiptarë në Austri përkujtuan mikun e madh të shqiptarëve, ambasadorin austriak, Albert Rohan
Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Roland Bimo, kanë vendosur kurora lulesh te varri i ambasadorit Albert Rohan, me rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij.
Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Austri, thuhet se Rohan mbetet një nga personalitet më të fuqishme austriake, i cili ka dhënë një kontribut të parezervë ndaj shtetësisë së Kosovës që nga kohët më të vështira të vendit tonë.
Postimi i plotë:
Në dyvjetorin e vdekjes së Ambasadorit Albert Rohan, Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Lulzim Pllana së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë z. Roland Bimo, të shoqëruar edhe nga bashkëshortja e të ndjerit znj. Monika Rohan përkujtuan jetën, veprimtarinë e mikut të madh të Republikës së Kosovës.
Albert Rohan mbetet një nga personalitetet me të fuqishme austriake, i cili ka dhënë një kontribut të parezervë ndaj shtetësisë së Kosovës që nga kohët më të vështira të vendit tonë.
Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës edhe z. Aki Nuredini si dhe znj. Drita Cacaj nga shoqata e miqësisë austriako-kosovare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës