Lajme
Gjatë takimeve Biden-Putin, do të mbyllet hapësira ajrore mbi Gjenevë
Zyra Federale për Aviacionin Civil po punon së bashku me forcat ajrore, kontrollin e trafikut ajror etj. lidhur me detajet e mbylljes
Rreth të qershorit, gjatë samitit midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, hapësira ajrore mbi Gjenevë do të jetë kryesisht e mbyllur.
Zyra Federale për Aviacionin Civil (Bazl) po punon së bashku me forcat ajrore, kontrollin e trafikut ajror Skyguide dhe disa agjenci federale, lidhur me detajet e mbylljes, raporton nga “NZZ am Sonntag”.
Sipas Bazl, bëhet fjalë për një “proces të etabluar, analog me Forumin Ekonomik Botëror”.
Sipas gazetës, forcat e sigurisë kanë inspektuar “Plage des Eaux-Vives” (vendin ku besohet të mbahet samiti) gjatë ditëve të fundit për një instalim të mundshëm të pajisjeve anti-ajrore. Sipas raportit, Këshilli Federal duhet të vendosë për një angazhim zyrtar të ushtrisë javën e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
Diçka të tillë ka pasur për shembull, gjatë konferencës për Sirinë, në Montreux VD në vitin 2014.
Policia e kantonit të Gjenevës po merr me qira një numër automjetesh të blinduara nga ushtria zvicerane, në prag të samitit Biden-Putin në 16 qershor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani Vjenë, 4 nëntor 2024: Nën moton ‘‘Letërsia si instrument politik’’, PEN Qendra e Austrisë ka nisur...
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara A jetojnë politikanë e Cyrihut në banesa të subvencionuara?...
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve