Kosova

Instituti Publik i Kosovës nuk bën teste udhëtimi për mërgimtarët

Derisa muaj më parë, qytetarët merrnin rezultatin në formë të shtypur i cili ishte i vlefshëm jashtë vendit, një praktikë e tillë është ndërprerë.

Ka shkuar drejt Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, për të bërë testin për COVID-19. Mirëpo Sebahate Agushi, këtu u njoftua se nuk ka mundësi të testohet.

Kjo për shkak që të njëjtës i duhet testi si vërtetim për të udhëtuar, e një shërbim i tillë, nuk mund të kryhet më në IKSHPK.

E një vendim i tillë, po i duket i padrejtë kësaj qytetareje e cila pret të udhëtojë në Gjermani.

Derisa muaj më parë, qytetarët merrnin rezultatin në formë të shtypur i cili ishte i vlefshëm jashtë vendit, një praktikë e tillë është ndërprerë.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë thënë që një gjë e tillë po ndodhë me qëllim të racionalizimit të kapaciteteve që kanë në dispozicion, raporton T7, transmeton Albinfo.ch.

E nga ky vendim përjashtim bëjnë qytetarët që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë vendit, anëtarët e federative sportive dhe shoqatave kulturore.

Rezultat të vlefshëm mund të marrin edhe studentët të cilët studiojnë jashtë vendit.

Ndërsa në IKSHPK nuk mund të testohen, qytetarët po drejtohen për në laboratore private.

Për dallim nga institucionet publike, vërtetimet që lëshohen këtu, janë të vlefshme.

Muaj më parë, ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj kishte paralajmëruar taksë për qytetarët të cilët kërkojnë teste PCR jashtë vendit, për shkak të kërkesave të shumta për t’u testuar për shkak të udhëtimit.