Shqipëria

Shqipëri: Shëngjini shndërrohet në kryeqytet turistik

I pari festival europian që organizohet në periudhën pas pandemisë, UNUM nisi mbrëmjen e të enjtes për të zgjatur për rreth 4 ditë me radhë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin të Lezhës

I shtyrë një vit më parë për shkak të pandemisë COVID-19 është rikthyer Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM në Shqipëri.

I pari festival europian që organizohet në periudhën pas pandemisë, UNUM nisi mbrëmjen e të enjtes për të zgjatur për rreth 4 ditë me radhë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin të Lezhës, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Të rinj nga vendi, rajoni, Europa por edhe nga vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e këtij festivali duke respektuar masat antikovid.

Çdo person pjesëmarrës në këtë festival, i cilësuar si një ndër ngjarjet më të bukura kulturore në Ballkan dhe Europë është testuar negativ për Covid ndërsa i gjithë stafi është i vaksinuar.

Mbi 75 artistë me famë botërore, përgjatë 24 orëve luajnë muzikë në skenat e improvizuara në zonën e Ranës së Hedhun duke çelur edhe aktivitete e sezonit turistik në Shëngjin. Edhe për organizatorët e UNUM, ky event i ka tejkaluar pritshmëritë  ku janë shitur rreth 10 mijë bileta.

Mbi 60% e pjesëmarrësve janë të shtetas të huaj nga Holanda, Zvicra, Blegjika, Italia, Anglia, Gjermani, Franca por edhe nga vendet e rajonit për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike