Të tjera
Bebe Rexha, pjesë e serialit të animuar “We The People”
Ajo do të jetë pjesë e serialit të animuar “We The People”, i cili do të trasmetohet më 4 korrik në “Netflix”.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Bebe Rexha, përveç angazhimeve muzikore, është aktive edhe në kinematografi. Ajo do të jetë pjesë e serialit të animuar “We The People”, i cili do të trasmetohet më 4 korrik në “Netflix”, përcjell albinfo.ch.
Seriali prej 10 episodesh, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar brezin e të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve.
Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”, transmeton KultPlus.
Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve, janë një seri e videove muzikore të animuara që mbulojnë një sërë mësimesh themelore të qytetarisë në SHBA në mënyra jo aq themelore.
Vlen të theksohet se seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë duke përfshirë HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne. Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell.
“We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në Netflix, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Doëning dhe Kendra Ryan. Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në AFI DOCS më 24 qershor.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha