Futboll

Challandes e plotëson listën për Turqi me dy futbollistë që luajnë në Zvicër

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.

Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen.