Lajme

Zvicër: Asnjë i vdekur nga korona në 24 orët e fundit

Janë regjistruar 717 infeksione të reja dhe asnjë i vdekur. Mesatarja 7 ditore gjatë javës ishte 2 të vdekur ose 52 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportoi 717 raste të reja kpozitive me koronavirus të regjistruara në 24 orët e fundit.

Kjo e vë mesataren e 7 ditëve në 767 që është 14 për qind më pak se në javën e kaluar.

Incidenca 14-ditore aktualisht është 123.97 ndërsa shkalla pozitive mesatare 7 ditore, 3.6 për qind, transmeton albinfo.ch.

Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.

Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 22,247 teste në ditë, që është 22 për qind më pak se javën e kaluar.

BAG nuk raporton asnjë rast të ri të vdekjes. Mesatarja 7 ditore gjatë javës ishte 2 të vdekur ose 52 për qind më pak se në javën e kaluar.