Kosova

Në Kosovë fillon dhënia e dozës së dytë të vaksinës anti-Covid

Kosova ka filluar vaksinimi i dozave të dyta, për profesionistët shëndetësorë me dozën e dytë të vaksinës AstraZenenca.

“Tashmë procesi i vaksinimit me dozë të dytë për profesionistët shëndetësorë ka nisur”, tha Niman Bardhi, menaxher i Qendrës së vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, transmeton KP.

Kujtojmë se më 29 mars 2021 kishin marrë dozën e parë dozën e parë.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeçare. Ndërsa, javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milionë dozave të vaksinave anti-COVID.

Kosova aktualisht është duke vazhduar të vaksinojë qytetarët me dozat donacione të dhuruara nga COVAX dhe BE-ja për imunizim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar që nga 15 qershori do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës.