Tematike
Viselio: Çfarë duhet të dini për udhëtimin në kushtet e pandemisë
Për vendet që lejojnë hyrjen me test negativ, Viselio e lehtëson udhëtimin, përmes qendrave të veta të testimit në Aeroportin e Cyrihut dhe së shpejti, në Bazel dhe Lucern
Për shkak të pandemisë, udhëtimet jashtë vendit janë të vështirësuara, por jo të pamundura. Shumica e vendeve kërkojnë testin negativ Covid apo edhe dëshminë për vaksinim. Për ato vende që lejojnë hyrjen me test negativ, Viselio e lehtëson udhëtimin, përmes qendrave të veta të testimit në vend, në Aeroportin e Cyrihut dhe së shpejti gjithashtu në Lucern dhe Bazel.
CEO dhe bashkë-themeluesi i Viselio Niklas Zeller, sqaron në një intervistë për albinfo.ch qasjen dhe metodat që zbaton Viselio.
albinfo.ch: Cilat qendra testimi janë nën kujdesin tuaj dhe ku mund t’i gjejnë udhëtarët këto qendra?
N. Zeller: Ne aktualisht operojmë me dy qendra testimi në Aeroportin e Cyrihut, njëra prej të cilave është në anën rurale të aeroportit, në Hotel Radisson Blu ndërsa qendra tjetër e testimit është në zonën e sigurisë, të aeroportit.
Në qendrën tonë të testimit, në Radisson Blu Hotel, ne ofrojmë, ndër të tjera, testin më të lirë PCR në Zvicër, për vetëm 119 CHF, posaçërisht për udhëtarët. Kjo është dukshëm më e lirë sesa çmimi i zakonshëm prej 156 CHF ose më shumë që e ofrojnë shumë qendra testimi.
Për ata që nuk banojnë pranë aeroportit, ne gjithashtu ofrojmë mundësinë e porositjes së kompletit të marrjes së mostrave në shtëpi dhe më pas dërgimin e mostrës në laboratorin tonë partner, me postë.
Pritet së shpejti edhe hapja e qendrave të tjera në të gjithë Zvicrën.
albinfo.ch: Çfarë lloje testesh bëni?
N. Zeller: Ne kryejmë teste RT-PCR si dhe teste të shpejta antigjeni. Me testin PCR, ne u ofrojmë klientëve tanë zgjedhjen midis një testi që analizohet në BE dhe një testi tjetër, që është analizuar në laboratorin tonë partner, në Kloten.
albinfo.ch: Ju prezantoni kosto të ulët dhe shpejtësi të madhe, çfarë e bën mënyrën tuaj të punës, të ndryshme nga ajo e qendrave të tjera të testimit?
N. Zeller: Së bashku me laboratorin tonë partner, ne kemi qenë në gjendje të krijojmë një ofertë që garanton kohë të shpejtë kthimi dhe gjetje që u përshtaten udhëtarëve. Laboratori partner është përshtatur me nevojat tona dhe ai fillon me analizën shumë shpejt, sapo të arrijnë mostrat, pra, në 04:30. Në këtë mënyrë mund të garantojmë rezultatin e testit më së voni deri në orën 12:00 të mesditës.
Nisur nga fakti se analiza e mostrave tona bëhet jashtë vendit dhe jo në Zvicër, ne mund t’u ofrojmë klientëve tanë një çmim që është nën çmimin e 156.50.- të rimbursuar nga BAG.
albinfo.ch: Cilat janë çmimet specifike?
N. Zeller: Një test përmes pështymës PCR, e cila analizohet në laboratorin tonë partner të BE-së, kushton 119 CHF – me para-regjistrim. Një analizë PCR në Zvicër kushton 155 CHF. Ne ofrojmë edhe testin e shpejtë për 70 CHF.
albinfo.ch: Sa kohë para nisjes duhet të caktohet testi?
N. Zeller: Për shumicën e destinacioneve, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 72 orë ndërmjet marrjes së testit dhe hyrjes në vendin përkatës. Prandaj është e rëndësishme që udhëtarët të planifikojnë mirë testin. Sigurisht, edhe afatet tona të garantuara të kthimit ndihmojnë në këtë drejtim.
albinfo.ch: Sa janë kohët e pritjes për një test pa regjistrim paraprak?
N. Zeller: Meqenëse për njerëzit pa para-regjistrim (paralajmërim) të dhënat e kërkuara për testin duhet të regjistrohen në vendin e testimit, mund të ndodhë të ketë pritje. Prandaj, ne përpiqemi të kemi një kuotë sa më të lartë të klientëve të regjistruar paraprakisht, në mënyrë që të shmangim tollovitë. Regjistrimi paraprak gjithashtu stimulohet me një zbritje prej 20 CHF.
albinfo.ch: Si duhet të veprojnë njerëzit që tashmë kanë bërë vaksinimin?
N. Zeller: Fatkeqësisht, vaksinimi nuk ju liron nga detyrimi i bërejes së testit PCR. Deri më sot, kjo nuk ka ndodhur me Kosovën dhe Shqipërinë. Megjithatë, nga fundi i majit, personat e vaksinuar përjashtohen nga karantina kur të kthehen në Zvicër nga vendet me rrezik. Është mirë të dihet kjo, për rastin që Kosova, në kundërshtim me pritjet, do të përfundonte përsëri në listën e karantinës.
albinfo.ch: Sa kohë pritet të ekzistojnë qendrat tuaja të testimit në Aeroportin e Cyrihut?
N. Zeller: Deri në kohën kur testet për udhëtime nuk do të jenë më të nevojshme. Ne aktualisht supozojmë se oferta jonë sigurisht që do të jetë e nevojshme deri në vjeshtë.
Sepse aktualisht fare pak vende ofrojnë lehtësime për të vaksinuarit, dhe, veç kësaj, variantet e ndryshme të virusit dhe parandalimi i “importimit të infeksioneve” duket se do të na preokupojë edhe më gjatë.
albinfo.ch: Cilët janë hapat e ardhshëm për qendrat tuaja të testimit?
M. Zeller: Tani jemi duke punuar në hapjen e qendrave të tjera në të gjithë Zvicrën. Qendrat tona të para të reja do të jenë në Bazel dhe Lucern. Qëllimi ynë është që të kemi një rrjet me 5-6 pika testimi në të gjithë Zvicrën.
Çfarë ofron Viselio
Viselio, përveç testimeve për Covid, gjithashtu ofron mbështetje të gjithanshme për vizat.
Informacione të mëtejshme rreth Viselio-s dhe koronës janë në dispozicion në faqen e internetit: https://www.viselio.com/testing-covid19/
- Publireportazh
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë