Lajme
Një tjetër virus godet Kinën
Një person u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen detaje për mënyrën se si është infektuar
Komisioni Kombëtar për Shëndetin në Kinë bën me dije se një 41-vjeçar në provincën lindore të Jiangsu është personi i parë i infektuar me virusin e gripit të shpendëve, H10N3.
Në deklaratën për shtyp të këtij komiteti mësohet se burri nga qyteti Zhenjiang u shtrua në spital në fund të prillit pasi shfaqi temperaturë dhe disa simptoma të tjera, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Ai u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen detaje për mënyrën se si është infektuar.
H10N3 është një variant i gripit të shpendëve, por më pak i rrezikshëm dhe me mundësi më të ulët për t’u përhapur.
Personi i infektuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të dalë nga spitali.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës