Lajme
Gërvalla: Diaspora do të bëhet pjesë e ndryshimeve pozitive në Kosovë
Në një intervistë për median zvicerane nzz.ch, Gërvalla ka deklaruar se edhe pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje do të jetë më e lehtë
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë Kurti që ta bëjë diasporën pjesë të ndryshimeve pozitive në Kosovë.
Në një intervistë për median zvicerane nzz.ch, Gërvalla ka deklaruar se edhe pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje do të jetë më e lehtë.
“Në të ardhmen Kosova duhet të përfitojë jo vetëm nga transferimet e parave, por edhe nga njohuritë e kosovarëve të trajnuar mirë jashtë vendit, për shembull duke marrë funksione të ndryshme nëpër institucionet shtetërore ose duke ardhur këtu si investitorë. Pjesëmarrja në zgjedhje gjithashtu duhet të bëhet më e lehtë për diasporën dhe të bëhet e mundur që ata të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e vendit. Do të ketë një ligj të ri zgjedhor këtë vit”, ka deklaroi ajo, përcjell Albinfo.ch.
Një çështje për të cilën Gërvalla ka folur ka qenë edhe tema e vrasjeve politike të pasluftës.
“Bashkë me të tjerët, unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht. Duhet të ketë drejtësi për të gjithë. Ne kemi nevojë për këtë, për procesin e brendshëm të shërimit të shoqërisë sonë”, tha Gërvalla.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit