Kosova
Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun, do të ketë njohje reciproke
"Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve".
Matthew Palmer tha sot në Prishtinë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.
Sot, përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke, përcjell albinfo.ch.
Palmer në konferencë për media ka thënë se dialogu është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu është rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Palmer.
Palmer ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në procesin e dialogut por vetëm partner.
“SHBA nuk është palë në procesion e dialogut por ne jemi partner në këtë proces, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Serbinë edhe Kosovës por edhe me ekipin e z.Lajçakut në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh Palmer.
Palmer tha se nuk varet nga SHBA dhe BE për kompromiset e mundshme, por nga palët e përfshirë në dialog. Ai theksoi se SHBA mbështet qëllimin e integrimit evropian edhe euroatlantik të tërë Ballkanit Perëndimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?