Kosova
Shqiptarja nga Kosova që sfidon burrat në gara automobilistike (VIDEO)
Pranvera Xhaferi është një nga gratë e pakta në Kosovë që merr pjesë në gara automobilistike. Bile, me veturën e saj “AUDI RS 6” është shndërruar në një konkurrente të fortë edhe për burrat, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se rezultatet e saja mahnisin duke arritur të shpallej “Kampione e Kosovës” në “Drag Race” në Bullgari, me 10.9 sekonda. Madje, në disa raste kur ajo ka garuar me meshkuj, i kanë brohoritur nga publiku.
Ajo për mediat në Kosovë tregoi përvojat e saj në gara, interesimin dhe dashurinë për veturat. Pranvera tha se nuk është paragjykuar nga ana e burrave, përkundrazi është mirëpritur dhe përkrahur nga ta.
“Përkundrazi jam ndier shumë e mirëpritur dhe jam brohorit gjatë garave edhe nga gjinia mashkullore. Ka pasur momente humori në minutat e fundit të garës Drag Race, kur një burrë nga mesi i turmës m’u drejtua që e mbështeste shokun e tij “O lëshoja garën allahile, se është shumë inatçor”. Ndërsa unë ju përgjigja me humor: “Mbahuni he burra se kjo është garë”! Dua t’i falënderoj për përkrahjen, këshillat dhe respektin që ma dhanë gjatë garave”, tha ajo për Klankosova.
Po ashtu, ajo shprehet se se dashurinë dhe hapat e parë për veturat i ka marrë nga babai. Drejtuesja e makinës AUDI RS 6 shtoi se dëshira për të marrë pjesë në gara erdhi si pasojë e monotonisë të shkaktuar nga COVID-19.
“Si fëmijë i kam dashur makinat, babai im m’i ka dhënë mësimet e para dhe teknikat në vozitje. Në vitin 2020, gjatë periudhës së pandemisë, krejt rastësisht e pashë një njoftim për gara me makina në rrjete sociale që zhvillohej në Prishtinë për Kampionatin e Kosovës, për meshkuj dhe femra, meqenëse unë vozitjen e kisha pasion dhe isha adhuruese e garave me rregullore, aty për aty vendosa të bëhem pjesë e tyre, kjo erdhi edhe si pasojë e monotonisë që po përjetonim në ato ditë me sfidën e COVID-19. Asnjëhere se kam pa si ‘profesion’ burrash, të paktën unë jam rritur dhe edukuar, që për të qenë shofere e mirë të duhet përqendrim, shkathtësi, kujdes dhe respektim i rregullave të komunikacionit. Guximi s’më ka munguar kurrë, jam person që më pëlqejnë sfidat dhe adrenalina”.
Pranvera Xhaferi foli edhe për vështirësitë që ka përjetuar gjatë garave.
“Gara më e vështirë deri tani ka qenë gara MALORE, për të cilen vendosa të marr pjesë në një kohë rekord-brenda 10 ditësh. Sfidë më vete ishte gjetja dhe përgatitja e vetures për gara dhe koha e pamjaftueshme e imja për të ushtruar dhe për ta përvetësuar veturën që më erdhi një ditë para garave. Duhet të theksoj që veturat e garave MALORE dallojnë shumë nga veturat e zakonshme. Ato duhet me qenë të pajisura deri në detaje, gjë që me veturën time fatkeqësisht nuk ndodhi. Megjithatë ishte një sfidë e jashtëzakonshme, sepse i kam realizuar garat testuese ende pa u pajisur me gomat që i kisha porositur nga Kroacia, kam hyrë me goma të huazuara”.
“Të dielën në garën finale garova e shqetësuar dhe me presion sepse ende nuk isha stabilizuar dhe ndjehesha e pasigurt me gjendjen e makinës, pavarësisht këtyre problemeve une u mundova ta jap maksimumin në gara. Ishte eksperiencë që më mësoi shumë dhe më ndihmoi të kuptoj se në të ardhmen duhet të bashkëpunoj me njerëz më profesional dhe më të përgjegjshëm”.
“Shumaherja e Kosovës”, tha se garën më të shpejtë e ka përfunduar për 11 sekonda në konkurrencën e femrave ndërkaq në konkurrencën me meshkuj ajo u tregua akoma më e shpejtë.
Sipas drejtuesve të Federatës së Autosporteve të Kosovës, “Pranki”, në garën e mbajtur më 22 dhe 23 maj ajo i la pas 85 përqind e garuesve meshkuj prapa.
“Garë të shpejtë kam pasur në “Drag Race” në konkurrencë me femra në Prishtinë në vitin 2020 ku arrita të shpallem Kampione e Kosovës me kohën 11 seconda.Ndërsa në vitin 2021 garën më të shpejtë e pata në “Drag Race” në Bullgari me 10.9 sekonda. Gjithashtu këtë vit në garën “Drag Race” në Prishtinë në konkurrencë me meshkuj kohën time e pata edhe më të shpejtë afër 11 sekonda edhe më e shpejtë me meshkuj, ku zura vendin e dytë”.
Ndërkaq ajo bëri të ditur se synim e ka të marr pjesë edhe në pistat ndërkombëtare.
“Synimet e mija për gara janë përtej kufinjve të Kosovës. Këtë e kam dëshmuar edhe me pjesëmarrjen time në Bullgari. Dëshirë dhe vullnet kam të bëhem pjesë e pistave botërore, por kjo varet edhe nga faktorë të tjerë. Bardhyl Canolli i cili para pak ditësh në garat Malore theu rekord me makinë “Formulë”. Ai më ka këshilluar që Formula dallon prej të gjitha makinave të tjera, por meqenëse unë po e ngas veturën RS6, për të cilën më tha që është e përafërt me kohën e Formules dhe besoj që mund të ia dalësh në Drag Race me Formula”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha