Kuriozitete
A do të ndikojë pandemia në lansimin e iPhone 13

Dihet se në vitin e kaluar lansimi i serive iPhone 12 u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ndikoi në zinxhirit e prodhimit të produkteve Apple, përcjell albinfo.ch.
Ani pse furnizuesit arritën të rifitonin një pjesë të kohës së humbur, evenimenti tradicional i shtatorit u shty për në tetor.
Por këtë vit pritet të mos përsëritet i njëjti skenar dhe kjo sepse furnizuesit e Apple ka arritur të kapërcejnë vështirësitë e hasura gjatë 2020-ës.
Samsung Display dhe LG Display, të cilët prodhojnë panelet OLED për seritë iPhone 13, janë një muaj përpara me afatet krahasuar me vitin e kaluar dhe iPhone 12.
Pavarësisht se është vetëm një komponent prej disave, është një tregues se furnizuesit e Apple janë në pozitat më të mira.
Raportohet se Samsung Display do të prodhojë 80 milionë panele OLED për iPhone 13, ndërsa LG Display vetëm 30 milionë prej tyre.
Të gjitha modelet e iPhone 13 do të kenë ekrane OLED, megjithatë pritet diferencë në cilësinë e tyre mes modeleve të rangut të ulët dhe atyre të larta.
Së fundi raporti është një tjetër konfirmim se iPhone 13 sjell ekrane me frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Të gjitha modelet aktuale kanë ekrane me frekuencë rifreskimi prej 60Hz.
E-Diaspora
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili “Disa letra në dorëshkrim nga RAFI Halili” mban titullin libri i radhës i Agim Sylejmanit, kushtuar...
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon 70% të energjisë elektrike Duke filluar nga e shtuna e ardhshme, Zvicra do të kalojë në një periudhë të mbështetjes...
-
Relaksimi, jeta e shëndetshme, këto janë qytetet më të mira, përshirë edhe Cyrihun
-
Aargau: Qeveria aprovon iniciativën për leje para se të vendosen kamerat fikse të shpejtësisë
-
160 rekrutë të Ushtrisë Zvicerane u bllokuan në kamp për shkak të borës
-
Situata në Valais pas reshjeve të borës, disa rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura