Futboll
Dardanët, të gatshëm për sfidën miqësore ndaj San Marinos
Kosova sonte do të përballet me San Marinon në Prishtinë, nga ora 18:00
Kombëtarja e Kosovës po përgatitet maksimalisht para miqësores së parë kundër San Marinos, e cila zhvillohet sot në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në stërvitjen e fundit kanë qenë të pranishëm edhe dy prurjet e reja, Astrit Selmani dhe Bashkim Ajdini, njofton FFK, përcjell albinfo.ch.
Atyre mirëseardhje u ka shprehur përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa duke pasur parasysh se në fundjavë kishin ndeshje me klubet e tyre në këtë seancë bën stërvitje të diferencuar nga pjesa e tjetër, me disa vrapime të lehta dhe ushtrime fizike. E stërvitje të veçantë në kampin e Dardanëve ka bërë edhe Milot Rashica. Ndërkohë, para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani.
Timonieri i Dardanëve theksoi se miqësorja kundër San Marinos është e mirëseardhur, pasi do të ketë mundësi t’i shohë disa futbollistë të rinj.
Ai u shpreh i kënaqur me punën dhe formën e djemve gjatë katër ditëve të kaluara, ndonëse secili prej tyre vjen në këtë grumbullim pas një sezoni të gjatë e të ngarkuar me ndeshje.
Në pyetjen se pse zgjodhi San Marinon dhe Maltën si kundërshtarë në këto miqësore, Challandes theksoi se Kosova nuk e ka mundësinë që të zgjedhë gjithmonë atë që dëshiron, por vendosi për dy kundërshtarë më të lehtë edhe për faktin se në mars Dardanët luajtën me dy skuadra shumë të forta si Spanja e Suedia.
Sa i përket mungesës së Edon Zhegrovës e Bernard Berishës në këtë grumbullim, Challandes u shpreh se puna e tij si trajner është që të zgjedhë futbollistët dhe të ketë në çdo pozitë nga dy futbollistë dhe kësaj radhe në pozitën e sulmuesve anësor ka zgjedhur Kastratin, Rashicën, Zenelin dhe Bytyqin. Ndërkaq, Amir Rrahmani ka thënë se miqësorja me San Marinon do t’u shërbejë lojtarëve të rinj për t’u dëshmuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”