Kosova

Palmeri në Kosovë, vizitë treditore

Sot, zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer, ka ardhur në Kosovë për vizitën treditore, përcjell albinfo.ch.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar se Palmeri është pritur sot në Kosovë nga ambasadori Philip Kosnett, transmeton Zeri.info.

“Ambasadori Kosnett mirëpriti këtë mëngjes zëvendësndihmëss ekretarin Matthew Palmer për një vizitë treditore në Kosovë për të diskutuar me zyrtarët e lartë në Kosovë, sfidat, mundësitë dhe çështjet e ngutshme me të cilat përballet Kosova”, thuhet në një postim të Ambasadës në Twitter.

Po ashtu, edhe Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Kosovë nga sot (31 maj) deri më 1 qershor 2021.